Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ 6 milionë euro për mesfushorin shqiptar, talenti Adri Mehmeti “çmend” SHBA-në dhe gjigantët e Gjermanisë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 6 milionë euro për mesfushorin shqiptar, talenti Adri
Adri Mehmeti

Adri Mehmeti është padyshim një nga talentët shqiptarë më premtues të momentit. Aftësitë e tij janë vlerësuar maksimalisht edhe nga “Transfermarkt”.

Mediumi i njohur i vlerave të lojtarëve, ka rritur ndjeshëm milionat për 17-vjeçarin me origjinë shqiptare që luan me RB New York. Në shkurt të këtij viti, Mehmeti vlente 1 milionë euro, ndërsa me ndryshimet e fundit, vlera e mesfushorit ka shkuar plotë 6 milionë euro.

Kështu, Mehmeti bëhet një prej futbollistëve më të vlerësuar të datëlindjes 2009. Ai mban vendin e 6-të në këtë renditje.

Përsa i përket të ardhmes së tij, ai ka gjasa që të luajë edhe për Shqipërinë. Ndërsa në rang klubesh, interesimet nga klubet “big” të Evropës nuk mungojnë, duke përmendur këtu Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Poll

Lexo gjithashtu