Kategoria e Parë dhe Big Brother VIP
Në një postim të radhës në rrjetin social TikTok, ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj ka pozuar me fanelën e vendlindjes, Besëlidhjen e Lezhës. Jo vetëm kaq, ai i ka bërë thirrje ta mbështesin sa më shumë ekipin.
“Bluza e vendlindjes, Besëlidhja. Ky është ekipi më i fortë, vitin që vjen në Superiore. Ku jeni lezhjan?!”, fjalët e Rogertit në video.
Ish-banori krijoi “zhurmë” në Big Brother VIP për polemikat, debatet e ashpra e deri te qëndrimet drastike apo fjalorin e përdorur.
Në sezonin 2026-2027, ekipi i Besëlidhjes do të militojë në Kategorinë e Parë, ndërsa objektivi madhor i klubit lezhjan është Superioroja.
Poll
