Kategoria e Parë
Nurudeen Abdulai do të vazhdojë të jetë pjesë e Besës së Kavajës. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar dhe klubi kavajas kanë rënë dakord për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre.
Kështu, Abdulai nënshkruan edhe për një tjetër vit, pra deri në verën e vitit 2027. Në sezonin që lamë pas ai ishte lider absolut, madje edhe pse në rolin e mbrojtësit ka shënuar dy gola.
Kujtojmë se 28-vjeçari u bashkua me Besën në janar të vitit 2024, kur mbylli aventurën e tij tek Trepça. Më herët, ganezi është aktivizuar në vendlidje me ekipe si Ashanti Gold, Karela United, Aduana Stars dhe Nsoatreman FC.
View this post on Instagram
Poll
