Besëlidhja
Vetëm para disa minutash, klubi i Besëlidhjes në rrjetet sociale ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Joel Ozikiel. “KF Besëlidhja ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës sonë, Joel Ozikiel!
Mesfushori i qendrës i bashkohet familjes verdhekuqe me ambicie dhe dëshirë për të dhënë maksimumin në fushë. I urojmë Joelit mirëseardhje në KF Besëlidhja dhe sa më shumë suksese me fanelën verdhekuqe”, shkruan klubi lezhjan.
Me këtë afrim, Besëlidhja rrit “arsenalin” në mesfushë, ndërsa objektivi madhor është Superiorja. Në edicionin 2026-2027, ekipi i drejtuar nga Elvis Plori do të militojë në Kategorinë e Parë.
View this post on Instagram
Poll
