Besa e Kavajës
Rubin Hebeja ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Besës së Kavajës. Mbrojtësi i krahut të djathtë e ka komunikuar këtë vendim përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram.
“Nga sot nuk jam më pjesë e FC Besa. Falenderoj presidentin, trajnerët dhe shokët e ekipit për këtë sezon që kaluam. Suksese të gjithëve”, shkruan Hebeja.
24-vjeçari ka zhvilluar 18 paraqitje këtë sezon që lamë pas, mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Tek Besa ai kaloi si futbollist i lirë pas përvojës me Bylisin, ndërsa më parë ka luajtur për moshat e Apolonisë e deri tek ekipi i parë.
Postimi i Rubin Hebeja
Galeria fotografike ()
Poll
