Klubi i Sopoti ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me tre lojtarë të ekipit. Klubi ka falenderuar futbollistët për kontributin e dhënë dhe u ka uruar suksese në karrierën e tyre të mëtejshme sportive.
Lojtarët të cilët largohen nga ekipi janë Serxhio Tabaku, Erlind Qehaja, Olatunde Ayomitomiwa Ayoola. Sulmuesi Tabaku ka luaj vetëm 9 ndeshje me ekipin nga Librazhdi duke mos shënuar asnjë gol teksa më herët ka luajtur dhe për ekipe si Kukësi, Luzi, Lushnja, Luftëtari.
Për mesfushorin 22-vjeçar Qehaja që ka dalur nga akademia e Tiranës nuk ka pasur shumë minuta të rezervuara për të me vetëm 2 paraqitje, në listën e të “padëshiruarve” ishte dhe nigeriani Ayoola.
Këto lëvizje vijnë si pjesë e ndryshimeve në strukturën e ekipit të Sopotit. Klubi i uron lojtarëve suksese të më tejshmë në karrierën e tyre.
