Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E PAPRITUR/ Humbja “turpëruese” nuk kapërdihet nga kombëtarja, trajneri drejt shkarkimit pas ndeshjes së parë

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Humbja “turpëruese” nuk kapërdihet nga
Kupa e Botës

Kombëtarja e Tunizisë duket se nuk e ka kapërdirë lehtë humbjen “deklasuese” 1-5 nga Suedia, në sfidën e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, vlefshme për grupin F të Kupës së Botës.

E PAPRITUR/ Humbja “turpëruese” nuk kapërdihet nga
Sabri Lamouchi

Plot 5 gola të pësuar dhe një “faturë” përgjegjësie të cilën, burimet pranë federatës raportojnë se e ka marrë pikërisht trajneri Sabri Lamouchi. Ky i fundit është njoftuar me vendimin për ta shkarkuar, teksa duhet pritur edhe konfirmimi zyrtar nga federata tuniziane për të kuptuar realisht atë se çfarë po ndodh brenda grupit.

Arsyet e këtij vendimi mësohet të jenë paaftësia e francezit për të menaxhuar siç duhet grupin. Në këtë mënyrë, Tunizia përballet me një “dush të ftohtë”, përtej asaj çfarë përjetoi brenda në fushë ndaj rivalëve suedezë.

Poll

Lexo gjithashtu