Futbollisti Mateo Qarri ka njoftuar zyrtarisht përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e klubit të Lirisë.
Pas dy sezonesh të kaluara me ekipin nga Prizreni, Qarri ka vendosur të ndajë rrugët me klubin, duke reflektuar mbi punën, sakrificat dhe emocionet e përjetuara gjatë kësaj periudhe.
Në mesazhin e tij të lamtumirës, ai ka shprehur mirënjohje të thellë për drejtuesit, stafin teknik dhe presidentin Arber Basha, të cilin e ka falënderuar për besimin e treguar.
Qarri nuk ka harruar as shokët e skuadrës, duke theksuar se së bashku kanë luftuar për ngjyrat e klubit, megjithëse rezultatet nuk ishin gjithmonë ato të dëshiruara. Ai gjithashtu ka falënderuar qytetin e Prizrenit për mikpritjen si dhe tifozët "Arpaxhik" për mbështetjen e vazhdueshme, duke e uruar klubin e Lirisë rikthim sa më të shpejtë në Superligë.
Lojtari më herët ka luajtur për Flamurtarin dhe për Bylisin nga ku në vitin 2024 bëri kalimin tek klubi i Lirisë.
View this post on Instagram
