Llapi
Llapi do të vijojë të mbetet pjesë e elitës në Superligën e Kosovës, pasi ka mposhtur në transfertë Dinamo Ferizaj, në sfidën e përfunduar në shifrat 0-2.
Golat për llapjanët u shënuan që në pjesën e parë nga Ademi dhe Hyseni, të cilat mjaftuan për arritjen e këtij objektivi minimal.
Sezoni i rregullt për skuadrën e trajnerit Tahir Batatina u mbyll në kuotën e 49 pikëve, ku u pozicionuan në vendin e 8-të në klasifikimin e përgjithshëm. Në anën tjetër, kryeqytetasit duhet të provojnë rikthimin nga kategoria e dytë.
Poll
