Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Dikur luante me Tiranën në Superiore, ish-sulmuesi i Shpresave prezantohet tek ekipi i ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dikur luante me Tiranën në Superiore, ish-sulmuesi i
Dijar Nikqi

Dijar Nikqi është futbollisti më i ri i Ballkanit. Sulmuesi 21-vjeçar vendosi të largohej nga Liria e Prizrenit, për të nisur një rrugëtim të ri me klubin nga Theranda, në Superligën e Kosovës.

Ky shihet si përforcimi ideal për ofensivën e Ballkanit, për duke theksuar se ka 5 ndeshje me Kombëtaren shqiptare U15. Ndërsa vlen të përmendet, se pejani është një futbollist i “prodhuar” nga Laçi.

Më tej, Nikqi ka luajtur edhe për Tiranën dhe Teutën. Ndëras skuadra e fundit në Shqipëri për të, ka qenë Vora, me të cilët është aktivizuar prej gushtit të vitit 2024 deri në janar të vitit 2025.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Ballkani ???????? (@fcballkaniofficial)

Poll

Lexo gjithashtu