Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Dikur fitonte titullin kampion me Partizanin, ish-i i kuq merr vendimin për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dikur fitonte titullin kampion me Partizanin, ish-i i kuq merr vendimin
Kristi Kote & Skënder Gega

Kristi Kote nuk do të jetë më pjesë e KF Trepça. Mesfushori me tipare difensive ka vendosur të mbyllë aventurën me klubin e Ligës së Parë në Kosovë, pas 1 viti e gjysmë

Është vetë 27-vjeçari që ka njoftuar largimin, me anë të një postimi në “InstaStory”. Kote shkruan shkurt, qartë dhe pastër: “Faleminderit”, duke ndarë kështu rrugët me klubin.

Kujtojmë që Kote është një lojtar i dalë nga akademia e Skënderbeut. Më vonë, mesfushori është aktivizuar edhe me Lirinë, Kukësin, Byklisin, Erzenin, Fushë Kosovën dhe Partizani.

Madje me këta të fundit ka fituar titullin kampion në Superiore në sezonin 2018/2019 si dhe Superkupën e Shqipërisë një sezon më vonë.

ZYRTARE/ Dikur fitonte titullin kampion me Partizanin, ish-i i kuq merr vendimin
"InstaStory" i Kristi Kotes

 

Poll

Lexo gjithashtu