Trepça
Auron Ademi ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e klubit të Trepçës '89. Sulmuesi e ka njoftuar këtë vendim përmes një postimi në rrjetin e tij, ku shkruan se i është falenderues klubit për mbështetjen që i ka dhënë përgjatë kësaj periudhe.
Me Trepçën, Ademi zhvilloi vetëm një paraqitje dhe atë në Kupën e Kosovës, çfarë ka bërë që 25-vjeçari të vendosë për të shkëputur marrëdhëniet me klubin.
Kujtojmë se më herët, ai ka qenë pjesë e Besës së Kavajës, ndërsa po ashtu ka luajtur edhe për Erzenin në kampionatin shqiptar.
Postimi i Auron Ademit
Poll
