Drita FC
Arb Manaj do të vazhdojë të luajë për Dritën edhe në sezonin e ardhshëm. Kampionët e Superligës e kanë bërë të ditur këtë njoftim përmes rrjeteve sociale, ku shkruan se sulmuesi ka pranuar propozimin e bërë prej drejtuesve për të vijuar me projektin.
"Vazhdojmë rrugëtimin së bashku", shkruan klubi i Dritës në postimin e bërë. Manaj numëron 19 prezenca këtë sezon me fanellën e kampionëve, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.
Kujtojmë se sulmuesi 27-vjeçar ka luajtur më parë për skuadrën Ballkani, kur asokohe drejtohej nga trajneri Ilir Daja. Po ashtu, ai ka veshur edhe fanellën e ekipeve si Trepça, Dukagjini, si dhe eksperienca të tjera në kampionatin turk dhe atë kroat.
Poll
