Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ka luajtur me Manchester City-n në Premier League, mesfushori shqiptar befason me klubin e “ri”

Shkruar nga NEWSPORT
Ka luajtur me Manchester City-n në Premier League, mesfushori shqiptar
Besart Celina

Mesfushori i talentuar, Bersant Celina, është shumë pranë një ndryshimi të rëndësishëm në karrierën e tij. Sipas raportimeve të fundit, klubi saudit Al-Ettifaq ka marrë “epërsinë” në garën për të siguruar shërbimet e futbollistit.

Negociatat mes palëve janë në fazën përfundimtare dhe bëhet fjalë për marrëveshje trevjeçare. Edhe pse klubi turk i Bursasporit ka shfaqur interes dhe ka zhvilluar bisedime për transferimin e tij, burimet bëjnë të ditur se Celina është më afër transferimit në futbollin saudit.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, duke e bërë Bersant Celinën pjesë të një lëvizjeje të re për karrierën e tij jashtë futbollit evropian. Kujtojmë që Celina ka luajtur në Champioshipi-n anglez me Swansea dhe Ipswich Town, sikurse në kampionatin francez, holandez e së fundmi në skandinavi me AIK.

Poll

Lexo gjithashtu