Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E KRYER/ "I padëshiruar" te ekipi i Anis Mehmetit, portieri shqiptar firmos te klubi i Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ "I padëshiruar" te ekipi i Anis Mehmetit, portieri
Aro Muric

Arijanet Muric do vijojë t'i qëndrojë "besnik" portës së Sassuolos. Klubi italian ka vendosur që të aktivizojë të drejtën për të blerë shqiptarin nga Kosova, duke i paguar klauzolën prej 7 milionë eurosh Ipswich Town, skuadër e cila do të militojë në Premier League sezonin e ardhshëm, aty ku luan dhe sulmuesi i Kombëtares, Anis Mehmeti.

Lajmin e ka raportuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili shkruan në profilin e tij se palët kanë arritur dakordësinë dhe se anglezët kanë aprovuar të gjitha dokumentet për formalizimin e marrëveshjes.

Njoftimi zyrtar është i vetmi hap që mungon e që pritet të shpallet në ditët në vijim. Me fanellën e Sassuolos, Muric, ka zhvilluar 32 prezenca, me paraqitjet e tij që kanë bindur drejtuesit për blerjen përfundimtare. 

Poll

Lexo gjithashtu