Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Vlen 125 mijë euro, ish-i i Vllaznisë bëhet “okazion” për klubet e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vlen 125 mijë euro, ish-i i Vllaznisë bëhet
Kristi Qarri

Kristi Qarri nuk do të jetë më pjesë e klubit të Drenicës. Është vetë portieri i cili ka njoftuar vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, aty ku i shpreh falenderimet skuadrës drenicake.

Mungesa e minutave ka rezultuar deçizive për fatin e 25-vjeçarit i cili ka zgjedhur të largohet nga Superliga e Kosovës dhe të provojë një tjetër mundësi që mund t’i ofrojë tregu.

Kujtojmë se vlera e tij në merkato sipas Transfermarkt shkon në 125 mijë euro, por duke qenë se po largohet si futbollist i lirë, mund të shndërrohet në “okazion” për klubet e Superiores. Megjithatë, nuk përjashtohet edhe ideja e një kalimi jashtë vendit.

ZYRTARE/ Vlen 125 mijë euro, ish-i i Vllaznisë bëhet
Postimi i Kristi Qarrit

 

Poll

Lexo gjithashtu