Drita
Mbrojtësi i krahut te Drita e Gjilanit, Besnik Krasniqi ka rinovuar kontratën me kampionët e Superligës së Kosovës.
Edhe pse kapiteni ka tipare defensive, ai arriti të shënonte 8 gola dhe dhuronte 6 asiste në 30 prezenca të kampionatit, lider jo vetëm në prapavijë, por edhe “nuhatës” para portës mike.
36-vjeçari në të kaluarën ka “shkelur” edhe në disa ekipe të Shqipëisë si Partizani gjatë sezonit 2013-2014, Teuta gjatë sezonit 2014-2015 dhe Flamurtari i Vlorës gjatë vitit 2016, por pa lënë “gjurmë”.
Besnik Krasniqi e ka fituar 3 herë kampionatin në Kosovë dhe Superkupën gjatë edicionit 2025-2026.
Poll
