Orges Shehi, trajner
Vetëm 5 muaj ka zgjatur aventura e mesfushorit boshnjak Harun Karic te ekipi i Prishtinës. Edhe pse erdhi me pritshmërit të mëdha te kryeqytetasit e Kosovës, nuk mundi të lërë “gjurmë”.
Sipas mediave “Dardane”, 23-vjeçari me shumë gjasa do e vazhdoj karrierën në ligën e Kirgiztanit. Mosha e re dhe vlera 400 mijë euro sipas “Transfermarkt”, është tregues se Karic ka nivel mbi mesataren, por që nuk u përshtat te prishtinalitë.
Teksa po përflitet se është kryer kalimi i trajnerit Orges Shehi te Prishtina, e ku mungon vetëm zyrtarizimi, për “timonierin” durrsak, ky largim i lojtarit në fjalë, mund të rezultoj “humbje me peshë” në kontigjent.
Poll
