Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Drita ia bën "BUM" në merkato, kampionët e Kosovës firmosin me Jasharin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Drita ia bën "BUM" në merkato, kampionët e
Igball Jashari

Drita është më e vendosur se kurrë për t'u fuqizuar në merkato, pasi u shpall kampione e Superligës së Kosovës për edicionin 2025/26. Kështu, klubi gjilanas ka zyrtarizuar afrimin e Igball Jasharit, i cili është prezantuar në zyrat e klubit, aty ku ka firmosur dhe kontratën me skuadrën bardhekaltër.

20-vjeçari nga Prekazi shihet si një talent me perspektivë dhe investim i rëndësishëm për vazhdimësinë e një projekti ambicioz, ku synimi janë trofetë. Jashari ka veshur më herët fanellën e Drenicës, ku në këtë sezon zhvilloi 32 prezenca dhe shënoi 5 gola, ndërsa ka kontrinuar dhe me 4 asiste.

Kujtojmë se Drita do të marrë pjesë dhe në kualifikueset e Champions League, ku pritet të mësojë dhe fatin se me kë skuadër do të përballet për një nisje sa më të mbarë. 

NJOFTIMI: 

"Mirë se vjen, Igball Jashari!
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës.
Igballit i urojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë."

Poll

Lexo gjithashtu