Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Do luftojmë fort për ta fituar ndeshjen", Ivan Gvozdenovic nuk pret "dhurata" nga rivalët: Egnatia ka një avantazh, por ne jemi Elbasani! Rinovimi? Ishim në një mendje

Shkruar nga NEWSPORT
"Do luftojmë fort për ta fituar ndeshjen", Ivan Gvozdenovic
Ivan Gvozdenovic

Elbasani do të përballet me Vllazninë, në ndeshjen direkte të raundin të fundit dhe atë më deçizivë për titullin kampion në "Abissnet Superiore". Sfida e cila do të zhvillohet në stadiumin "Air Albania", do të nisë prej orës 19:00.

Prag këtij dueli, ka folur edhe trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic. 

Ndeshja e fundit përballë Vllaznisë, si vjen skuadra? – Është ndeshje e fundit, në Final Four, një finale për ne kundër Vllaznisë. Ne jemi gati është e sigurtë, do të luftojmë fort në fushë me besim të madh dhe do provojmë ta fitojmë këtë ndeshje.

Jo gjithçka është në dorën tuaj, fitorja mund të mos mjaftojë? – E drejtë, Egnatia ka një avantazh, por ne jemi Elbasani dhe kemi një përgjegjësi të madhe për qytetin, për tifozët. Do luajmë fort, do të provojmë, edhe njëherë do provojmë në fushë, do fitojmë edhe ndeshjen, pastaj Zoti e ka të gjithën në dorë.

Dueli Egnatia-Dinamo, si e pret? – Të them të drejtën unë nuk mendoj shumë sepse jam i përqëndruar te puna jonë për Vllazninë, por jam i qetë dhe i sigurtë. Edhe Egnatia edhe Dinamo si deri më tani do të luajnë fort, do luajnë tamam, pastaj se si do të dalë, e thashë, do presim pak. Unë do komentoj diçka më shumë ndoshta pas kësaj ndeshje.

Rinovuat kontratën, ishte e vështirë kjo zgjedhje? – Nuk ishte e vështirë sepse kur firmosa dhe herën e parë me Elbasanin ishte kënaqësi. Tani prapë jam i kënaqur, patjetër, jam i lumtur. Por edhe unë, si dhe klubi ishim në një mendje, në një drejtim, do të vazhdojmë projektin dhe e gjitha doli bukur për ne nëse mund ta them kështu.  E them ne, sepse kështu ne jemi më të fortë.

Projekti për vitin e ardhshëm, sërish pretendentë? – Nuk mund të komentoj tani sepse jam shumë i përqëndruar për ndeshjen e final four, plus objektivat te klubi i vendos presidenti. Domethënë klubi do të flasë i pari, pastaj dhe unë mund të komentoj pak”.       

Poll

Lexo gjithashtu