Armand Duka dhe Kombëtarja e vajzave
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social, lidhur me kualifikimin në play-off të Kombëtares shqiptare drejt Botërorit, pasi vajzat kuqezi mposhtën 5-2 Malin e Zi.
Kreu i FSHF-së shprehet me vlerësimin më të madh për historinë që shkroi ekipi i jashtëzakonshëm i drejtuar nga trajneri Armir Grima.
Në fund, Duka jep edhe mesazhin e tij për një tjetër "finale" që do të luhet, pasi Shqipëria të mësojë edhe kundërshtarin me të cilin do të përballet në këtë fazë të rëndësishme.
POSTIMI:
"Kësaj here historinë e shkroi ky ekip i jashtëzakonshëm vajzash kuqezi. Dhe sa bukur që e shkroi!
Tani, drejt play-off-it të Botërorit!"
Poll
