Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

I dha udhë fitores historike për Kombëtaren e vajzave, reagon Megi Doçi: Ndeshje emocionuese dhe e luftuar, Federata na rri gati gjatë gjithë kohës

Shkruar nga NEWSPORT
I dha udhë fitores historike për Kombëtaren e vajzave, reagon
Megi Doçi

Kombëtarja e vajzave shkroi një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj, duke triumfuar me rezultatin 5-2 ndaj Malit të Zi në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku protagoniste ishte Megi Doçi me dopietë, kësisojë vajzat shqiptare siguruar kualifikimin në raundin e parë të play-off-it të kualifikueseve të Botërorit 2027. Pas kësaj arritje, Doçi foli për mediat, duke ndarë përshtypjet e para:

“Realisht ishte një ndeshje e luftuar. Ndoshta nuk e nisëm mirë dhe pësuam gol. Me kalimin e minutave, ekipi ynë u përmirësua, duke qarkulluar topin.

Shënuam, ishte shumë emocionuese, pasi ishte një ndeshje me shumë gola. Na vjen mirë që ekipi fitoi, përformanca ishte e mirë. Më vjen mirë që grupi ynë i mbylli këto kualifikuese me 7 pikë, shpresojmë gjithmonë për më mirë. Një punë që po ecën shumë mirë, duke marrë parasysh që futbolli i vajzave në Shqipëri ka pak vite.

Shumë e gëzuar për të gjitha shoqet e ekipit. Për të gjithë ata që na kanë mbështetur. Për Federatën që na rri gati gjatë gjithë kohës. Për stafin teknik, për trajnerin Armir Grima që na mbështet.

Patjetër nuk dua të lë tifozët e Shkodrës, sepse si gjithmonë janë të mrekullueshëm. Në lidhje me vazhdimësinë, ne shpresojmë për më mirë. Shpresojë të kemi paraqitje më të mira në vazhdim”.

Poll

Lexo gjithashtu