Drenica
Thomas Brdaric përmbushi me sukses misionin për të mbajtur në elitën e futbollit të Kosovës, skuadrën e Drenicës. Kuqezinjtë e mbyllën sezonin duke u renditur të 6-tët në tabelën e klasifikimit me 50 pikë, një më shumë se Prishtina dhe Llapi
Së fundmi, ka qenë pikërisht trajneri kroat i cili ka publikuar një foto në rrjetin e tij social, ku shihet së bashku me lojtarët, por pa zgjedhur të shkruajë diçka konkrete.
Kujtojmë se Brdaric ka një të kaluar edhe në Superiore, ku ka drejtuar klubin e Vllaznisë në sezonin 2023/24 si dhe një përvojë në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës.
Postimi i Thomas Brdaric
Poll
