Leonit Aliu
Ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në bregdetin e Shëngjinit, zonën e njohur si Rana e Hedhun në Lezhë. Dy të rinj shqiptar të Kosovës, u mbytën, pasi u rrëmbyen nga dallgët e mëdha. Njëri prej viktimave ishte futbollist, Leonit Aliu.
Ai luante me ekipin e KF Fushë Kosovë. Për këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe klubi i Ballkanit, përmes postimit në rrjetet sociale: “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Leonit Aliut.
FC Ballkani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliu, KF Fushë Kosovës, bashkëlojtarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe”.
Poll
