Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Kosova shkëlqen në “Fadil Vokrri” përballë Andorrës, spikat festa e veçantë e sulmuesit me fanellën e Bunjakut

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kosova shkëlqen në “Fadil Vokrri”
Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar një fitore të rëndësishme në përballjen e saj kundër Andorrës, duke dhuruar një paraqitje dominuese në "Fadil Vokrri".

Me një qasje sulmuese që nga minuta e parë, "Dardanët" arritën të diktojnë ritmin e lojës, duke krijuar një numër të konsiderueshëm rastesh për shënim.

Golat u shënuan nga Fisnik Asllani në minutën e 41 të pjesës së parë, ndërsa në të dytën ishte Albion Rrahmani që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, më pas ishte rradha e Valmir Matoshit i cili e vulosi shifrat në 3-0.

Kujtojmë se në këtë përballje u mbajt dhe një minutë heshtje në kujtim të futbollistit Fatjon Bunjaku, teksa vetë Asllani zgjodhi që golin e avantazhit ta festojë me fanellën e tij me dedikimin e veçantë. Kjo fitore forcon moralin e skuadrës dhe shton besimin për sfidat e ardhshme në kualifikueset e Nations League.

Goli i Fisnik Asllanit

Goli i Albion Rrahmanit

Goli i Valmir Matoshit

 

Poll

Lexo gjithashtu