Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Drejt largimit nga Interi, drejtuesit vendosin çmimin për të lënë të lirë mesfushorin

Shkruar nga NEWSPORT
Drejt largimit nga Interi, drejtuesit vendosin çmimin për të
Kristjan Asllani- Davide Frattesi

Davide Frattesi duket se ka nisur numërimin mbrapsht për largimin nga Interi. Mesfushori italian, i cili nuk arriti të gjente hapësirat e duhura në formacionin zikaltër gjatë sezonit të fundit, është gati për një aventurë të re.

Ky rol dytësor dhe minutat e pakta kanë çuar lojtarin drejt vendimit për t'u larguar. Sipas Sky Sport Italia, e ardhmja e 26-vjeçarit mund të jetë në Premier League. Përfaqësuesit e Nottingham Forest kanë zhvilluar tashmë një takim zyrtar me drejtuesit e Interit dhe agjentin e lojtarit.

Nottingham Forest ka ofruar 25 milionë euro për shërbimet e mesfushorit. Interi, i cili e bleu Frattesin nga Sassuolo në vitin 2024 për 35 milionë euro, pretendon të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë.

Bisedimet mes palëve janë në zhvillim e sipër dhe pritet që shumë shpejt të ketë një vendim përfundimtar mbi transferimin.

Poll

Lexo gjithashtu