Milani duket se e ka gjetur zgjidhjen sa i takon trajnerit të ri. Mediat italiane shkruajnë se profili i cili ka bindur më së shumti pronarin e klubit Gerry Cardinale si dhe këshilltarin e RedBirn, Zlatan Ibrahimovic, është pikërisht Oliver Glasner.
Ish-trajneri i Crystal Palace, i cili fitoi në muajin maj dhe trofeun e Conference League është kandidatura perfekte për të rimëkëmbur identitetin e kuqezinjve, pas një sezoni plot zhgënjime.
Për Glasner, ekziston një kontratë 2-vjeçare me opsion për ta rinovuar një vit më shumë ku do të përfitojë 5 milionë euro, e njëjta ofertë e cila iu propozua Max Allegrit vitin e kaluar kur u afrua nga Igli Tare.
E vetmja nyjë për t’u zgjidhur është ajo e Ralf Ragnick, i cili nuk ka dhënë ende një përgjigje mbi mundësinë për të mbuluar rolin e drejtorit sportiv. Megjithatë, trajneri austriak, pra Glasner, është i vendosur për të drejtuar “Djallin”, ndodh ose jo edhe emërimi i gjermanit.
