Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventusi vihet pas “Dibu” Martinezit, gati oferta për gardianin argjentinas

Shkruar nga NEWSPORT
Juventusi vihet pas “Dibu” Martinezit, gati oferta për
Emiliano Martinez

Klubi italian Juventus po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit argjentinas Emiliano Martinez gjatë merkatos së verës. Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, drejtuesit bardhezi e kanë vendosur gardianin e Aston Villa në krye të listës së dëshirave për të përforcuar repartin e portës. 

Martinez, kampion bote me Argentinën në vitin 2022, vlerësohet për aftësitë e tij vendimtare në ndeshje të rëndësishme. Raportet tregojnë se Juventusi ka nisur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit për të kuptuar kushtet e një transferimi të mundshëm. 

Megjithatë, operacioni nuk pritet të jetë i lehtë. Martinezit ka një krontratë me Aston Villën deri në qershor të 2029 dhe paga e tij e lartë mund të përbëjë një pengesë për klubin torinez. Gjithsesi, Juventusi mbetet i vendosur për të eksploruar çdo mundësi për të sjellë në Torino një nga portierët më të mirë të viteve të fundit. 

Nëse marrëveshja realizohet, “Dibu” Martinez do të ishte një nga transferimet më të bujshme të verës për klubin italian dhe një përforcim i rëndësishëm në synimet e Juventusit për t’u rikthyer në majat e futbollit europian.

Poll

Lexo gjithashtu