Vetëm një sezon te Milani, por një eksperiencë që i dha shumë në “portofolin” e tij të karrierës, si dhe për mënyrën se si ai i sheh kuqezinjtë, afër zemrës.
Igli Tare, edhe pse mori njoftimin më të rëndë në këtë profesion që kaq shumë e “dashuron”, shkarkimin nga presidenti Cardinale në postin e drejtorit sportiv, ruan ende një ndjenjë të pastër për klubin me të cilin punoi dhe këtë e vërtetojnë më së miri fjalët e thëna për Milan Club Old Klan.
“E pranova këtë ftesë me kënaqësinë dhe nderin më të madh sepse kur arrita vitin e kaluar, takimi i parë që pata ishte me ju dhe menjëherë e mora atë çfarë vërtetë kisha dashur, dashurinë për këtë fanellë dhe për këto ngjyra. E ndjej veten pak në faj sepse në ndeshjen finale nuk ia dolëm të sillnim Milanin në Champions. Por vetëm diçka dihet: Milani është më i madh se të gjithë”, tha fillimisht Tare.
Sipas tij, edhe pse kjo aventurë zgjati vetëm një vit, atë do ta mbajë mend gjatë dhe se për të ishte nderi më i madh të punonte për këtë klub.
“Do jeni gjithnjë në zemrën time”, iu drejtua ish-drejtori i kuqezinjve tifozëve.
