Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Një "bast" më shumë për të fituar Botërorin me Brazilin, Carlo Ancelotti kërkon t'i bashkohet trajnerëve legjendarë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Një "bast" më shumë për të fituar
Carlo Ancelotti

Brazili nuk pati një nisje, ashtu siç e kishte menduar përballë Marokut, ndeshje kjo e përfunduar në barazimin 1-1. Një pikë që mjafton për “Seleçaon”, pasi skuadra nuk dhuroi një paraqitje bindëse në fushën e lojës, çfarë solli edhe kritika pas përfundimit të sfidës.

Mirëpo, brazilianët kanë ende rrugë përpara dhe në takimin e ardhshëm që do ta luajnë përballë Haitit, një kundërshtar modest ky në grupin C, do tentojnë të marrin dhe pikët e plota për të hedhur pas krahëve atë se çfarë ndodhi në ndeshjen e parë.

Vetë Ancelotti është i bindur se për të fituar të 6-tin në histori, duhet të ndryshojë “formulën” dhe të shfaqet më bindëse në lojë. Megjithatë, krahas këtij qëllimi, 67-vjeçarit i shtohet edhe një “bast” për t’u bërë pjesë e një liste të ngushtë strategësh që kanë shkruar lavdinë, duke fituar Kupën e Botës, ashtu sikurse trofeun e Champions League.

Bëhet fjalë për Marcelo Lippin dhe Vicente Del Bosque, të cilët kanë fituar respektivisht të dyja trofetë; i pari me Juventusin dhe Italinë dhe i dyti me Real Madridin dhe Spanjën.

Një sfidë kjo për italianin, i cili duhet t’i bëjë mirë llogaritë nëse kërkon që përpos se të fitojë “zemrat” e brazilianëve, të hyjë edhe në këtë top 3-she të trajnerëve legjendarë.

Poll

Lexo gjithashtu