Spanja do të përballet me Kepin e Gjelbërt, në ndeshjen e vlefshme të raundit të parë e për llogari të grupit H. Ndeshja e cila do të zhvillohet në stadiumin "Atlanta", do të nisë prej orës 18:00.
Të dy trajnerët e skuadrave, Luis de la Fuente dhe Pedro Leitao kanë vendosur dhe për formacionin që do të hedhin që prej minutës së parë në këtë përballje. Në radhët e "Furisë së Kuqe", trajneri i spanjollëve ka vendosur të lë në stol Lamine Yamal i cili do të aktivizohet në pjesën e dytë.
Në anën tjetër, edhe debutuesit e këtij turneu kanë zgjedhur që të paraqiten me një rreshtim totalisht ofensiv për të tentuar surprizën.
FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJA (4-3-3): Simon; Llorente, Cubarsi, Laporte, Cucurella, Pedri, Rodri, Ruiz, Gavi, Torres, Oyarzabal. Trajner: Luis de la Fuente.
KEPI I GJELBËRT (4-2-3-1): Vozinha, Cabral, Piko, Moreira, Lenini, Duarte, Cabral, Monteiro, Mendes, Livramento. Trajner: Pedro Leitao.
