Kombëtarja e Anglisë në stërvitje
Që prej zbarkimit në Shtetet e Bashkuara e deri në këtë moment që po flasim, Anglia ka përjetuar një sërë ngjarjesh të pazakonta, ende pa zbritur në fushën e lojës.
Bëhet fjalë për situata të njëpasnjëshme që kanë përfshirë kampin e “Tre Luanëve”, duke nisur me tërmetin që tronditi Floridën, qytet ku po qëndrojnë momentalisht në grumbullim, tek ndërrimi i detyruar i hotelit si dhe të qendrës stërvitore për shkak se ishte caktuar për kombëtaren e Argjentinës, të shtënat me armë pranë hotelit dhe më e fundit, një tornado në Kansas City.
Të mërkurën Anglia do të përballet me Kroacinë, në ndeshjen e vlefshme të grupit L, sfidë e cila do të nisë në orën 22:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Dallas”.
Poll
