Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ “Për objektivin e titullit kampion”, Herald Marku bën rikthimin e bujshëm te ekipi i Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Për objektivin e titullit kampion”, Herald Marku
Herald Marku

Herald Marku është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Ashtu siç raportoi “Newsport.al” disa ditë më parë, mesfushori 30-vjeçar u largua nga Flamurtari për t’u rikthyer në Shkodër.

Me klubin kuqeblu, Marku ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Vlen të theksohet se në kontratë nuk ka as opsion rinovimi për një sezon më tepër.

“Herald Marku rikthehet te Vllaznia për sezonin 2026–2027, aty ku 5 vite më parë ngriti Kupën me ngjyrat kuq e blu. Sot rikthehet me një objektiv të qartë: Titullin kampion”, shkruan ndër të tjera klubi i Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu