Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Titullar te Vllaznia, lojtari shqiptar bën “bingo”, gati kalimi në Sllovaki dhe mundësia të luaj në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Titullar te Vllaznia, lojtari shqiptar bën “bingo”,
Vllaznia

Teksa i ka mbaruar kontrata me Vllazninë, qendërmbrojtësi shqiptar i Kosovës, Melos Bajrami është pa klub dhe në kërkim të një aventure te re profesionale.

Burime për media, bëjnë të ditur se 24-vjeçari është pranë kalimit te Spartak Trnava në Sllovaki.

Nëse ky transferim me parametra zero ndodh, do të ishte shans i madh që Bajrami të luante edicionin e ardhshëm në Conference League, pasi ekipi sllovak e ka siguruar “biletën” për këtë kompeticion.

Në edicionin që lamë pas, mbrojtësi në fjalë ishte titullar te Vllaznia, duke zhvilluar në totalë 38 ndeshje në të gjitha garat.  

  

Poll

Lexo gjithashtu