Burime për media, bëjnë të ditur se trajneri rumun, Florin Bratu, do të jetë “timonieri” i ri i Partizanit në vigjilje të edicionit 2026-2027. Pasi dështuan marrëveshjen me Zoran Zekic dhe Paolo Tramezzani, “Demat e Kuq” kanë mbetur te opsioni i Bratu.
Në të kaluarën, 46-vjeçari ka drejtuar Rumaninë U-21, sikurse Dinamon e Bukureshtit, dy ndër eksperiencat më të “zëshme” profesionale.
Në edicionin që lamë pas, Partizani nuk siguroi dot pjesëmarrjen në Kupat e Evropës, pasi e mbylli vetëm në pozitën e 5-të, pavarësisht se ishte në garë deri në javët e fundit me Dinamon për Final Four.
Gjatë edicionit 2025-2026, 17 herë kampionët e Shqipërisë ndërruan 2 trajnerë, Mladen Milinkovic dhe Oltijon Kërnajën. Edhe pse tropojani bëri mirë, nuk ia doli të lërë “rrënjë” të forta te drejtuesit, e përkthyer me largimin.
