Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Ka luajtur në Poloni dhe e njeh Superioren në "pëllëmbë të dorës", Elbasani kryen goditjen e madhe në sulm

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka luajtur në Poloni dhe e njeh Superioren në
Ardit Nikaj

Elbasani ka njoftuar goditjen e radhës në merkato, pasi ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Nikajt. Verdheblutë e kanë prezantuar sulmuesin përmes një postimi në rrjetet sociale, aty ku i urojnë mirëseardhjen 24-vjeçarit.

Nikaj vjen si futbollist me shumë eksperiencë dhe si një njohës i mirë në Superiore, pasi më herët ka luajtur për Skënderbeun që edicionin që lamë pas siguroi rikthimin në elitë, teksa pas kësaj përvoje kaloi në Poloni te skuadra e Wisla Krakow me formulën e huazimit, duke u kthyer prapë te korçarët.

Fillesat e karrierës, Ardit Nikaj i ka patur tek moshat e Vllaznisë, ndërsa në sezonin e fundit në 15 ndeshje të zhvilluar në kampionatin polak, e gjeti rrugën e rrjetës vetëm në një rast. 

Poll

Lexo gjithashtu