Klubi i futbollit Besëlidhja ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli të mbrojtësit Arsid Kruja. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi ka shprehur mirënjohjen për kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite me fanellën verdhekuqe.
Kruja zhvilloi sezonin e fundit të karrierës së tij me Besëlidhjen, duke mbyllur një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm në futbollin shqiptar. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur për klubet e elitës si Vllaznia, Teuta, Laçi dhe Flamurtari.
Në mesazhin e publikuar, klubi shkruan: “Faleminderit Arsid Kruja”, duke vlerësuar gjithçka që futbollisti ka dhënë për ekipin dhe futbollin në përgjithësi.
Tashmë, Arsid Kruja mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës sportive, duke u tërhequr nga futbolli profesionist në moshën 33-vjeçare.
View this post on Instagram
