Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Nuk mjaftoi fitorja 7-1, Gjermanisë i ndodh e papritura! Lojtarëve u vihet jeta në rrezik (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk mjaftoi fitorja 7-1, Gjermanisë i ndodh e papritura! Lojtarëve u
Joshua Kimmich

Një situatë e pazakontë dhe mjaft shqetësuese ka ndodhur në kampin stërvitor të kombëtares së Gjermanisë, e cila ndodhet në SHBA. Lojtarët gjermanë janë përballur me një gjarpër helmues pranë zonës ku ata janë akomoduar.

Kapiteni i Gjermanisë Joshua Kimmich, dha një prononcim lidhur me këtë ngjarje, "Ne pamë një gjarpër dje, na thanë se ishte helmues. Nëse të kafshon, duhet të shkosh patjetër në spital, nuk mendoj se do të vdesësh, por është padyshim i rrezikshëm", u shpreh Kimmich.

Kimmich gjithashtu shprehu kujdesin maksimal të grupit për të shmangur rreziqet, duke shtuar: "Kam ndjesinë se nëse shkel mbi një gjarpër të tillë, mund të përfundojë keq. Kjo është arsyeja pse po përpiqemi të mbajmë distancë nga kafshët këtu. Në Gjermani, kam përshtypjen se nuk ka aq shumë kafshë të rrezikshme".

Sipas raportimeve nga gazeta “BILD”, gjarpri në fjalë është identifikuar si një "copperhead"(emri i gjarpërit), një lloj gjarpri helmues që gjendet shpesh në Karolinën e Veriut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu