Klubi i Vllaznisë ka habitur jo pak me postimin në rrjetet sociale, pak moment para se të njiheshin me rivalin në raundin e parë të Conference League, duke e konsideruar ekipin dhe qytetin e Malishevës si “fqinjë”.
“Në prag të hedhjes së shortit, kemi hedhur një sy në hartë për të parë se sa kilometra na ndajnë nga kundërshtarët tanë të mundshëm në turin kualifikues të UEFA Conference League.
Nga fqinjët tanë në Kosovë e deri te transfertat e largëta në veri të Europës”, ka shkruar klubi i Vllaznisë, por që më pas e ka rregulluar këtë gabim me frazën “vëllezrit”.
Nuk ka munguar reagimi i ekipit të Malishevës, në formën e kundërpërgjigjes: “Përshëndetje KF Vllaznia, shihemi së shpejti në Shkodër. Shorti na vë përballë vëllezërve tanë nga Shkodra. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shkodër, ndërsa e kthimit në Prishtinë”.
View this post on Instagram
