Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vazhdon operacioni “fshesa” te Teuta, largohet edhe mesfushori "dështak"

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vazhdon operacioni “fshesa” te Teuta, largohet edhe
Teuta

Santiago Puzzo nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Teutës. Mesfushori 19-vjeçar nga Paraguai dhe klubi durrsak kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Santigo Puzzo, i cili nga sot nuk do të jetë më pjesë e ekipit tonë. KF Teuta e falënderon për kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruan klubi i Teutës.

Kujtojmë që Puzzo u bashkua me Teutën në shkurt të këtij viti, por rezultoi dështim. 19-vjeçari luajti vetëm 87 minuta, duke mos bindur asnjë prej trajnerëve apo drejtuesit e klubit.

Poll

Lexo gjithashtu