Champions League - Abissnet Superiore - Conference League
Ditën e sotme, klubet e Superiores do të mësojnë verdiktin që do të sjellë shorti për kualifikueset e garave europiane, me eventin që do të mbahet si zakonisht në Nyon të Zvicrës.
Fillimisht, prej orës 16:00, Egnatia e cila vjen si kampione e Shqipërisë do të njihet me kundërshtarin me të cilin do të përballet në raudin e parë kualifikues të UEFA Champions League.
Sakaq, prej orës 18:00, Elbasani si nënkampion, ashtu sikurse Vllaznia dhe Dinamo do të kuptojnë se me cilën prej skuadrave kundërshtare do ta nisin rrugëtimin e tyre në Conference League.
Poll


