Andrey Yago dhe Bekim Balaj
Para disa ditësh, “Newsport.al” dha ekskluziven se mesfushori Andrey Yago do t’i bashkohej Egnatias, pas largimit polemizues nga Vllaznia.
Ditën e sotm, përgatitësi atletik te skuadra rrogozhinase, Aurel Locaj, ka zyrtarizuar “padashje” Yagon me fanelën e Egnatias nga stërvitja.
Pavarësisht “sherrit” me trajnerin Edi Martini te ekipi shkodran në fundit të sezonit që lamë pas, mesfushori brazilian tregoi nivel të lartë me Vllazninë, titullar i padiskutueshëm.
Me këtë afrim, trajnerit Nevil Dedes i shtohen “dhimbjet e kokës” për pozitën e startues te Egnatia.
"Story" i Aurel Locaj
Poll

