Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Lider në mesfushë, Elbasani “tronditet” me largimin “BIG”! Trajneri Gvozdenovic mbetet me “gisht në gojë” para Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Lider në mesfushë, Elbasani “tronditet” me
Elbasani

Pas vetëm 1 sezoni te ekipi i Elbasanit, mesfushori defensiv Isi Manellari ka ndarë “rrugët” me verdheblutë.

Vetë futbollisti e ka publikuar në rrjetet sociale këtë vendim, ndërsa për trajnerin Ivan Gvozdenovic, ishte pikë referimi në mesfushë, titullar i padiskutueshëm, sikurse më i shtrenjti në këtë repart te Elbasani, ku vlera e Manellarit shkon në 300 mijë euro sipas “Transfermarkt”.

Para ndeshjeve në Conference League, për trajner Gvozdenovic, ky largim është “goditje”, aq më tepër kur protagonisti në fjalë ka qenë lojtar stabël në formacion. Mbetet e paqartë se kush do jetë destinacioni i ri për 28-vjeçarin pogradecar.

ZYRTARE/ Lider në mesfushë, Elbasani “tronditet” me
Postimi i Isi Manellarit

 

Poll

Lexo gjithashtu