Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi
Vllaznia

Vetëm pak minuta më parë, klubi i Vllaznisë njoftoi largimin e anësorit brazilian, Andrey Yago. Megjithatë, ky i fundit me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë pjesë e Superiores.

Burime për Newsport.al raportojnë se Yago është shumë pranë kalimit te Egnatia. Madje “aludohet” se sjellja e Edi Martinit ndaj brazilianit dhe “krisja” mes tyre ma qenë pikërisht ky transferim “alla Gruda”, nga shkodranët tek rrogozhinasit.

Mesfushori amerikano-latin iu bashkua ekipit shkodran në janarin e vitit 2024-të, ndërsa mori profil titullari. Nga 39 ndeshje në totalë të Superiores këtë edicion, mes sezonit të rregullt dhe Final Four, Yago ishte prezent në fushë gjatë 37 sfidave, lojtar thelbësor, por që u mbyll krejt papritur dhe me “zhurmë”. Sipas “Transfermarkt”, mesfushori vlen 300 mijë euro.   

Poll

Lexo gjithashtu