Teuta
Klubi i Teutës ka zyrtarizuar në rrjetet sociale mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Manssour Fofana.
23-vjeçari nga Bregu i Fildishtë iu bashkua ekipit durrsak vetëm në janarin e vitit 2026-të, teksa erdhi nga skuadra e Egaleo, e cila militon në Superligën 2 të Greqisë.
Në 6 ndeshje të luajtura me Teutën, Fofana nuk e gjeti rrugën e rrjetës në asnjë rast, dështim. Me Edlir Tetovën në pankinë, bregdetarët kanë synime madhore dhe lojtari afrikan nuk ka bindur për objektivat në vigjilje të edicionit të ri 2026-2027.
Poll
