Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë mbush “arkat”, mesfushori i spikatur në Superiore kalon te gjigantët moldavë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë mbush “arkat”,
Arli Përgjoni

Arlind Përgjoni është futbollisti më i ri i Sherif Tiraspol. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi i Bylisit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori cilësohet si një prej talentëve më të spikatur të Superiores në përvojën e tij 2-vjeçare me fanellën e ballshiotëve dhe ky kalim në elitën e futbollit moldav, shton më shumë krenarinë e tyre. Me këtë shitje, klubi shton fitimet e majme, pasi vlera e kartonit të tij sipas "Transfermarkt" kap 257 mijë eurot. 

Me ekipin e drejtuar nga trajnerin Mirel Josa, Përgjoni mori pjesë në 32 ndeshje, duke shënuar edhe 1 gol. Më herët, 23-vjeçari ka veshur edhe fanellën e Besëlidhjes së Lezhës, Shënkollit, dhe moshave të Laçit.

POSTIMI: 

"FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e një prej lojtarëve tanë më të spikatur, mesfushorit Arli Përgjoni, te klubi i njohur moldav, Sherif Tiraspol. Përgjoni spikati në dy sezonet e fundit në klubin tonë, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar.

FK Bylis i uron suksese 23-vjeçarit Përgjoni në vazhdimin e karrierës me ekipin e ri."

Poll

Lexo gjithashtu