Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Ka fituar gjithçka si lojtar, Flamurtari ndryshon “fytyrë” me afrimin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka fituar gjithçka si lojtar, Flamurtari ndryshon
Flamurtari

Vetëm para disa minutash, klubi i Flamurtarit ka zyrtarizuar drejtorin e ri sportiv, Fabian Beqja. Pas prezantimit të trajnerit Oltijon Kërnaja, kuqezinjtë kanë ndryshuar “fytyrë” edhe në planin e “strategjisë” së merkatos.

“Flamurtari Football Club i uron mirëseardhjen Drejtuesit të ri Sportiv të klubit, Fabian Beqja. I urojmë suksese dhe një rrugëtim të mbarë me ngjyrat kuqezi, në arritjen e objektivave të përbashkëta. Mirë se erdhe në familjen e Flamurtarit”, ka shkruar në rrjetet sociale klubi vlonjat.

Si lojtar, ish-mbrojtës Fabian Beqja ka fituar gjithçka në elitën e futbollit shqipatr, që nga Superiorja, Kupa dhe Superkupa e Shqipërisë, saktësisht me ekipin e Teutës.

Synimi madhor i Flamurtarit për edicionin e ri në Kategorinë e Parë do të jetë rikthimi në Superiore, aty ku i ka “hije”.  

    

Poll

Lexo gjithashtu