Isi Manellari njoftoi ditën e djeshme mbylljen e bashkëpunimit me ekipin e Elbasanit. Mirëpo, duket se mesfushori 28-vjeçar do ta vazhdojë karrierën po në Superiore.
Burime për “Newsport.al” raportojnë se klubi i Dinamos është në tratativa për të transferuar Manellarin. Ky i fundit nuk është kundër një “operacioni” të tillë, ndërsa mbetet vetëm akordi përfundimtar.
Në sezonin që lamë pas, Manellari ishte titullar absolut te “verdheblutë”. Në 39 ndeshje që ai mori pjesë, 28-vjeçari ia doli që të asistonte në dy gola për shokët e ekipit.
Ndërkohë, në rast transferimi te Dinamo, ky do të ishte një rikthim për të, pasi ka luajtur nga viti 2016 në atë 2017 tek ekipi U19. Gjithashtu, Manellari është aktivizuar për ekipe si Partizani B, Iliria, Pogradeci, Tomori dhe Laçi.
