Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Është një i çmendur”, Leo Messi lë me “pasoja” edhe Erling Haaland pas trigolëshit në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
“Është një i çmendur”, Leo Messi lë me
Erling Haaland dhe Messi te Argjentina

Asnjë “mëshirë”, fraza e duhur që Leo Messi tregoi kundër Algjerisë në ndeshjen e parë për kampionët e Argjentinës në Botërorin 2026. “Albiçelestët” fituan 3 – 0 dhe të tre golat mbajtën “firmën” e Messit.

Paraqitja mbreslënëse e sulmuesit 38-vjeçar, ka lënë me “pasoja” edhe bomberin e Norvegjisë Erling Haaland. “Messi është një i çmendur”, shoqëruar me emojin e “kurorës”, postimi i Haaland në rrjetin social Snapchat.

Deri në këtë pikë të Kupës së Botës, e cila po mbahet në tokën Amerikane, Messi ka numrin më të lartë të golave, 3, pavarësisht se rrugëtimi deri në fund të kompeticionit është i gjatë.

“Është një i çmendur”, Leo Messi lë me
Postimi i Haaland në Snapchat

 

Poll

Lexo gjithashtu