Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Austria nuk fal në ndeshjen e parë të Botërorit, Alaba me “shokë” presion Argjentinës së Leo Messit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Austria nuk fal në ndeshjen e parë të Botërorit,
Austria

Austria ka triumfuar përballë Jordanisë në ndeshjen e raundit të parë të Botërorit 2026, në Grupin J. Sfida e zhvilluar në “Levi's Stadium” në California, përfundoi me shifrat 3-1.

Austriakët e gjetën golin e avantazhit në minutën e 21-të me anë të Schmid, ndërsa kundërpërgjigjen e morën në të 50-tën, pasi Jordania barazoi falë golit të Olwan.

Ndërkohë që Arab në minutën e 76-të shënoi një autogol, duke rikthyer Austrinë te avantazhi. Për të vulosur rezultatin mendoi Arnautovic në të 102-tën minutë, duke kthyer në gol një penallti.

Kështu, austriakët e nisin me këmbën e mbarë Botërorin, ndërsa shkojnë në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Argjentina kryesuese. Këta të fundit mbajnë kreun për shkak golavarazhi.

Goli i Arnautovic (Austri 3-1 Jordani)

Poll

Lexo gjithashtu